United Hospital

Lutfi Haziri: Llashtica është Reçaku i Anamoravës!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fshati Llashticë i Gjilanit ka përkujtuar sot 26 martirët e vrarë nga forcat serbe 17 vite më parë, në mesin e të cilëve kishte edhe foshnje 3 javëshe.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, pasi ka bërë homazhe tek varret e të rënëve, ka thënë se masakra e Llashticës është dhe Reçaku i Anamoravës.
“Prilli shënon dhimbjen më të madhe të masakrës së Llashticës, e që është Reçaku i Anamoravës. Në këtë masakër nuk u kursye askush, as Luli 11 vjeç. Përmes Llashticës, ne kujtojmë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit. Gjaku i tyre është gjaku i lirisë, por gjaku që bënë dritë e që nuk shuhet kurrë është gjaku i fëmijëve. Pafuqinë që të luftojnë me ata që kanë qenë në front, ata u hakmorën në fëmijë, pleq e plaka. Sot ne e kujtojmë me gjunjëzim dhe lus familjet që të bëhen të fortë”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Esat Berisha”, Nehat Shabani, ka evakuuar kujtime edhe për nxënësin e kësaj shkolle Lulzim Musliu, i cili ishte vetëm 11-vjeç kur u vra nga forcat serbe.

Mobi Casa

“Si 11-vjeçar, tek Lulzimi vërehej një ngrohtësi dhe një dashuri për shkollën. Ai ishe nxënës i shkëlqyeshëm. Populli ynë ka kaluar shumë vuajtje, mundime e luftëra, por kjo e fundit e vitit 1999 ishte nga më barbarët pasi që nuk u kursyen as fëmijët”, tha Shabani.

Në këtë tubim janë lexuar poezi të përgatitura nga nxënësit e shkollës “Esat Berisha”, me tematikë patriotike dhe në kujtim të të rënëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.