Fundamenti

Ndërkombëtarët dështuan në reformën e drejtësisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

16 vjet shkuan kot në sundimin e ligjit. Gjykatat dhe prokuroritë mbetën të korruptuara

“Misionet kanë ushtruar dhe ingranuar duke e inkorporuar një sistem të drejtësisë selektive, madje edhe korrupsion nga vetë misionet e huaja. Standardet që kanë krijuar ata nuk kanë qenë adekuate, pasi nuk janë respektuar specifikat e vendit e po ashtu as mendimet, qëndrimet dhe përpjekjet e botës akademike, intelektualëve, ekspertëve as nga qeverisjet tona e sidomos nga BE-ja dhe mekanizmat që ajo i ka krijuar në lidhje me funksionimin dhe avancimin e sistemit të drejtësisë, e brenda tij të sistemit gjyqësor veçanërisht”, është shprehur Mazllum Baraliu

Që nga paslufta e këndej thuajse të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe ata vendorë që kanë pasur për qëllim forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, thuajse përpjekjet e tyre në këtë drejtim kanë dështuar plotësisht.

UBT

Kjo ngase deri më tani nuk kemi pasur asnjë reformë të mirëfilltë e të thellë në sistemin e drejtësisë në përgjithësi, e që rrjedhimisht kjo situatë ka ndikuar negativisht në shumë procese të vendit, si në moszhvillimin ekonomik, te mirëqenia e ulët sociale etj. Se a ka dështuar që të ndodhë avancimi dhe reformimi, por edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe kujt po i konvenon që të mos bëhet kjo flasin njohësit e këtyre rrethanave.

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se që nga filliet e pasluftës OKB-ja përmes administratës së quajtur UNMIK është përpjekur dhe ka pasur përgjegjësinë e plotë dhe mundësinë e vet maksimale që ta bëjë avancimin dhe reformimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, por, sipas Baraliut, fillimisht përmes shtyllës së 3-të, të ashtuquajtur të drejtë- sisë, nga 4 sa ishin gjithsej të kësaj administrate, e që e njëjta udhëhiqej nga amerikanët, por edhe zyrat e tjera ndërkombëtare që kanë qenë në Kosovë, si ICO-ja pastaj ajo e BE-së, përveç institucioneve tona, Baraliu thotë se përpjekjet e tyre për ta avancuar, ristrukturuar ose reformuar drejtësinë nuk kanë pasur efekt. Për këtë qëllim, sipas tij, më pastaj është bërë apo përgatitur një mision i veçantë i drejtësisë nga BE-ja, i quajtur EULEX, mision ky, siç thotë ai, më i madhi në historinë e BE-së i përgatitur dhe deleguar në një vend jashtë BE-së në Kosovë, por që edhe ky që nga 2008-ta e këndej nuk ka dhënë rezultate, por përkundrazi Baraliu thotë se ka ushtruar drejtësi selektive bashkë me dobësitë e qeverisjeve tona./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.