Uji Dea

Prezantuesja e bukur shqiptare, paralajmëron martesën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Moderatorja e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo ka surprizuar në një intervistë të fundit për InTV. Duke folur për jetën private, ish-miss Shqipëria tha se martesën e sheh si diçka të afërt në jetën e saj.

“Planet e mia për martesë? Mund të them se martesa ime do të jetë e afërt”, ishte përgjigjia e saj në një shkëmbim pyetjesh me Drini Zeqon. Më pas ajo vazhdoi me të qeshur duke e kthyer bisedën në formë shakaje: “Nuk kam ç’të bëj unë kështu e ndjej”.

ARKATANA

Në fakt, këto deklarata janë pasqyruar në mediat rozë, shoqëruar me dyshime.

Pas ndarjes në nëntorin e vitit 2015 nga i fejuari i saj prej 5 vitesh, Tedi Ngjela, bukuroshja është shfaqur shpesh në jetën aktive e intervista në publik, por gjithnjë vetëm.
Ndaj pyetja që shtrohet është; me kë po planifikon martesën Floriana?