Uji Dea

Si t’i ruani bananet që të mos bëhen të zeza

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rregulli i parë – me shumë gjasë edhe i vetmi – që duhet ta dini sa i përket ruajtjes së bananeve është që të mos i mbani në frigorifer.

Bananet janë pemë tropikale dhe, në përgjithësi, pemët tropikale nuk i përballojnë temperaturat e ulëta.

Prandaj, mënyra më e mirë për t’i ruajtur bananet është në temperaturë të dhomës, jo në frigorifer, e në veçanti kur janë të gjelbra dhe të papjekura.

Vendosja e një banane të papjekur në frigorifer e pengon aftësinë e saj për t’u pjekur.

Uji Dea

Vlen të ceket se kur banania piqet, ajo bëhet më e ëmbël, më e butë, më aromatike dhe më e kaftë.

Çngjyrosja nuk është shenjë se banania është prishur, por është pjesë natyrale e procesit të pjekjes dhe, aq më shumë që i humbet ngjyra, aq më e ëmbël bëhet banania.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për t’i mbajtur bananet të freskëta është duke i blerë kur janë ende pak të gjelbra dhe t’i lini të qëndrojnë në temperaturë dhome derisa të jenë të gatshme për t’u ngrënë.

Nëse insistoni t’i futni në frigorifer, këtë bëjeni vetëm kur banania të jetë e kaftë dhe e pjekur. Mos harroni se nuk ka asgjë të gabuar nëse e hani një banane të zezë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.