Kohë maskaradash
Faqja e Zezë duartrokitet në Shesh, e Bardha prej lazdraqëve bëhet përshesh, shkon dhe kjo kohë dushk për gogla, Rrena e Madhe pihet në Kafe të Vogla
Fati Ynë përlahet mes Dy Drijve
Ora e Mirë thërret keqas mes brijve
Që prej Para e Pas Krishtit
lëshuam Rrënjët e ju kapëm Bishtit
Gurë të rrokullisur mbetëm pa vend
n’Krye t’Oxhakut bytha shet mend
Sot e kësaj dite përrallë e bukur jeta
Dy Gisht fytyrë as n’ muze s’i gjeta
Sabit Rrustemi
( 8 Prill 2016 )


