Mobi Casa

Qeveria e ardhshme mund ta përjashtojë idenë e ndryshimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
HW

Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë, diskutimi për territorin e Kosovës mund të shmanget nga qeveria e ardhshme. Njohësit e rrethanave politike në vend theksojnë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin që të kundërshtojë një dialog me Serbinë, i cili do të mundë të përfshinte negociata për vijat kufitare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke qenë se për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë po përmendet si kusht njohja reciproke, ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë aktualë, duke aluduar kështu në idenë e ndryshimit të vijave kufitare.

Pro idesë së korrigjimit të kufijve ka qenë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Hidromorava

Një gjë të tillë gjithashtu nuk po e kundërshtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksojnë se do t’ia japin dritën e gjelbër këtij diskutimi nëse ka pajtueshmëri mes palëve, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Madje, sipas medieve serbe, një ideje të tillë i ka kontribuar edhe emërimi i ambasadorit të Amerikës në Gjermani Richard Grenëll si emisar i posaçëm për dialogun, i cili sipas tyre do të mundë ta bindë Gjermaninë të mos e kundërshtojë idenë korrigjimit të kufijve.

Edhe pse negocimi për territorin e Kosovës po konsiderohet i pashmangshëm për palën serbe, njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se ndryshimet e skenës politike në Kosovë pas 6 tetorit mund ta bëjnë të pamundur prekjen e kufijve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.