HW

Behgjet Pacolli: Kemi 5.05%, Beogradit dhe Vuçiqit po i pengon që koalicioni ynë po kalon pragun

/ 2 minuta lexim
HW

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se koalicioni i tij ka 5.05% dhe ka kaluar pragun.

“Skandali me votat e parregullta të serbëve mund ti kushtojë Kosovës. Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun”, ka thënë Pacolli.

Pastaj ai i ka lënë fajin shtetit serb, të cilët sipas tij po dëshirojnë që koalicionin e tij të e lënë jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

HW

“Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota. Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave. Beogradit dhe Vuçiçit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetetar”, ka thënë ai.

Ndryshe sot ka vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, e për të cilat ishin dyshuar se kishin helmuar disa vëzhgues. Ende nuk ka filluar numërimi i votave me kusht të cilat pritet që të kenë një ndikim të madh në hyrjen e koalicionit Nisma-AKR-PD në Kuvendin e Kosovës./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.