United Hospital

Rreziku për një ngërç tjetër politik

/ 2 minuta lexim
HW

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së paku pas 15 ditëve t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, sipas analistëve, nëse nuk do të ketë një dakordim të shpejtë mes LVV-së e LDK-së pas certifikimit të rezultateve në Kosovë mund të përsëritet ngërçi politik i 2014-s, shkruan sot gazeta “Zëri”.

=Formimi i qeverisë së ardhshme mund të vonohet për shumë arsye. Certifikimi i rezultateve nga ana e KQZ-së, i cili do t’ia jepte dritën e gjelbër krijimit të qeverisë, pritet të marrë së paku një muaj kohë nga data e zgjedhjeve. Kjo për shkak të vendimit të KQZ-së për të rinumëruar votat në 844 vendvotime për arsye të disa gabimeve teknike.

ARKATANA

Mungesa e rezultateve të certifikuara pritet ta zvarrisë edhe nisjen e negociatave në nivel të lartë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për lidhjen e një koalicioni paszgjedhor. Njohësit e çështjeve politike theksojnë se formimi i qeverisë së re mund të marrë shumë kohë nëse LVV-ja e LDK-ja nuk arrijnë ujdi për ndarjen e posteve qeveritare.

Madje ata nuk e përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së një ngërçi politik siç kishte ndodhur në vitin 2014, i cili sipas tyre mund të çojë në krizë institucionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.