Hidromorava

Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Siç njofton LVV, Minxhozi e uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që sipas tij arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për politikën e jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

Mobi Casa

“Kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi.

Z. Minxhozi e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës. Ai përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje që tregoi pjekuri e vendosmëri për ndryshime.

Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për urimin dhe e njoftoi atë për nismat që do t’i ndërmarrë qeveria e re në funksion të sovranizimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit të Kosovës e Shqipërisë. Ne do të angazhohemi, tha ai, që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. 50 marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.