Hidromorava

Disa shkolla përfitojnë nga shoqata “Patient Help Fund Kosova” me hapje të puseve‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me shoqata humanitare nga Dubai, “Patient Help Fund”, që udhëhiqet nga Samir Salihu, në Kosovë kanë bërë sot hapjen e puseve në disa shkolla të ndryshme dhe do të vazhdohet edhe me shkolla e çerdhe të tjera, në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për nevoja të shkollës.

Me këtë rast drejtori i drejtorisë së Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka thënë se kjo shoqatë pas marrëveshjes me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të bëhet hapja e puseve në disa shkolla të cilat nuk kanë burime dytësore të ujit.

Eco Higjiena

“Pas marrëveshjes së kryetarit Haziri dhe kësaj shoqate, sot jemi në terren ku është bërë hapja e pusit të ujit për shkollën “Musa Zajmi”, do të vazhdohet me shkollën “Rexhep Elmazi”, me atë të agrobiznesit nëse ka hapësirë dhe mundësi buxhetore, dhe me dy Institucionet Parashkollore në qytet. Prioritetet janë caktuar për shkollat të cilat nuk kanë burime për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Jemi të përkushtuar që ujin e destinuar për pije, të mos përdoret edhe për ujitje apo mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra. Janë në listë gjashtë shkolla dhe dy IP “Integj” dhe “Ardhmëria II”, në të cilat është i domosdoshëm intervenimi me anë të hapjes së puseve”, ka thënë drejtori Musa.

Ai më pas ka falënderuar edhe shoqatën nga Dubai dhe udhëheqësin e saj për Kosovë Samir Salihu, duke cilësuar si një veprim jashtëzakonisht të nevojshëm sepse kështu mund të ndikohet në ruajtjen dhe rritjen e ambientit të gjelbërt për fëmijët-nxënësit në shkollat tona./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.