HW

Formimi i qeverisë, ja kush e paralajmëron ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Praktikat e kaluara pas zgjedhore në Republikën e Kosovës, sikur që e kishim me VLAN-in, pastaj edhe me atë të PAN-it, kur është dashur të kalojë deri afër 5 muaj zvarritje e përplasje politike për të arritur marrëveshjen e ndërtimit të institucioneve të reja, sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të duhet një ndërhyrje e fuqishme ndërkombëtare që të detyrojë partitë fituese të zgjedhjeve që t’i lënë anash egot për pushtet, dhe të akordohen për formulën e shpejtë të ndërtimit të koalicionit dhe qeverisë së re të Kosovës.

“Jo që do të angazhohet faktori ndërkombëtar pro formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës, por angazhimi i tillë është i mirëseardhur edhe për vendin tonë”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Praktikat e kaluara pas zgjedhore në Republikën e Kosovës, sikur që e kishim me VLAN-in, pastaj edhe me atë të PAN-it, kur është dashur të kalojë deri afër 5 muaj zvarritje e përplasje politike për të arritur marrëveshjen e ndërtimit të institucioneve të reja, sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të duhet një ndërhyrje e fuqishme ndërkombëtare që të detyrojë partitë fituese të zgjedhjeve që t’i lënë anash egot për pushtet, dhe të akordohen për formulën e shpejtë të ndërtimit të koalicionit dhe qeverisë së re të Kosovës.

Profesor i njohur, Riza Smaka konsideron se etja për pushtet e sa më shumë hise në qeverisjen e vendit, është tepër e madhe tani, si tek LVV-ja edhe tek LDK-ja, dy subjekte politike të cilat që në fazën parazgjedhore janë zotuar për ta nxjerrë koalicionin PAN në opozitë, dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje të re vetëm nga ky bllok opozitar.

Mobi Casa

“Jo që do të angazhohet faktori ndërkombëtar pro formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës, por angazhimi i tillë është i mirëseardhur edhe për vendin tonë. Aq më parë kur me bazë mundë të pritet që LDK-ja do të mundë të paraqet kërkesa pak ca me megalomane për të bërë koalicion qeverisës me VV-në nga se pozicionet kuantitative të kapaciteteve të mandateve janë të tilla, virtuelisht të ndër kushtëzuara me drojën edhe të dështimit të parë dhe të dytë të zgjedhjes së ekzekutivi, që do të pasonte shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesorit Smaka, dështimi eventual i formimit të institucioneve të reja nga zgjedhjet e 6 tetorit, do të ishte skenari më i keq me të cilin do të ballafaqohej vendi.

“Sepse përveç harxhimeve të tjera shtesë, irracionale për zgjedhjet e reja, do të zvarriste në pa kufi edhe formimin e ekzekutivit të ri, aq të nevojshëm për trajtime të shumë çështjeve problemore akute për zhvillimin e vendit, jo vetëm për bisedimet me Serbinë, sepse për interesin e shtetit të Kosovës, prioritet është stabiliteti dhe qëndrueshmëria institucionale për zhvillimin tonë të brendshme, për mirëqenien qytetare të munguar për plot 20 vitet e kaluara”, përfundoi Smaka për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.