Nuk ndalet Deniza, synon themelimin e një Kuvendi mbarëshqiptar të rinisë
Gjilan – Gjilanasja Deniza Limani e cila është kryetare e Kuvendit të të rinjve të Kosovës ka përkrahur idenë e bashkëpunimit dhe të themelimit të një Kuvendi mbarëshqiptar rinor ku do të inkorporohen grupet rimore nga të gjitha trojet shqiptare.
Deniza Limani për rajonipress ka shpjeguar se tashmë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të rinjtë nga Shqipëria për themelimin e një Kuvendi Mbarëshqiptar. E veçanta e këtij nënshkrimi sipas Limanit është fakti se ajo është realizuar në ambientet e Kuvendit ka kanë marrë pjesë edhe deputeti, Elmi Reqica dhe drejtori për departamentin e rinisë, Xhevat Bajrami.
Limani tutje shpjegon tërë ecurinë dhe projektin e këtij bashkëpunimi rinor mbarëshqiptar. “Duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhen të rinjtë shqiptar në Ballkan, problemet me të cilat ata hasin në çdo kohë, papunësia e madhe, diskriminimet e herë pas hershme etnike, duke qene se nuk ka një rrjet ndërveprimi konkret të të rinjve kanë vendosur të propozojnë mbajtjen e një asambleje rinore mbarëshqiptare e cila do të zhvillohet një herë në vit, duke u pasuar çdo sezon me një rotacion përkatëse në vendet respektive pjesëmarrëse” shprehet ajo.
Limani thotë se kjo asamble apo ky kongres rinor do të zhvillohet ndërmjet të rinjve të shoqërisë civile dhe atyre të forumeve rinore politike. “Por të mbështetur gjithnjë në një qëllim i cili ka të bëjë me hartimin e strategjive, platformave dhe projektligjeve që do tu propozohen qeverive përkatëse për të unifikuar kuadrin ligjor si : Në fushën e arsimit, Në fushën e kulturës, Identitetin kombëtarë, trajtimit të diasporës etj. Gjithashtu duke theksuar bashkëpunimet ekonomike mbarëkombëtare, duke cilësuar këtu projektet e përbashkëta. Siç mund të jetë dhe rasti konkret”.
Në bazë të rezultateve të çdo situate të ndodhur deri më sot kanë dal në pah raste konkrete dhe si të tilla në këtë proces që po mendojmë të zhvillojmë të ketë pjesëmarrës (përfaqësues) nga forumet rinore (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës). Gjithashtu përfaqësues të posaçëm nga Shoqata Çamëria, Bashkitë Arbëreshe në Itali dhe Diaspora e hershme në Rumani, ShBA e kudo tjetër ka sqaruar Limani.
Ky është projekt propozimi i tyre për të cilin mendojmë të lidhim një marrëveshje për zhvillimin dhe ecjen më tej të këtij procesi. Të rinjtë që do të jenë në Kosovë janë: Albano Idrizi kryetar i ( Klubit Patriot Rinor) Anjeza Çallpani ( Koordinatore Aktiviteteve Ermal Telha, Marjon Gorica, Përfaqësues i Politikave Rinore./rajonipress/


