ARKATANA

Paralajmërohet zvarritje për bërjen e qeverisë, s’përjashtohet kriza

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

PZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e LDK-së, të PDK-së dhe të koalicionit Nisma – AKR – PD për rinumërim të votave. Ky vendim ka ardhur pak pas reagimeve të diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët e kanë cilësuar të qartë rezultatin e publikuar tashmë nga KQZ-ja.

Duke u nisur nga deklarimet e LVV-së dhe të LDK-së para zgjedhjeve, sipas njohësve të çështjeve politike është e pritshme që këto dy subjekte të arrijnë marrëveshje koalicioni pas zgjedhjeve. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë që të ndodhë.

“Po them është e pritshme, por nuk e shoh të lehtë arritjen e marrëveshjes dhe duke pasur parasysh dallimet e thella ideologjike mendoj se negociatat do të përshkohen nga një varg kushtesh që LDK-ja do t’i vendosë për ta pranuar marrëveshjen”, ka deklaruar njohësi i rrethanave politike Arben Fetoshi për “Zërin”.

Posti i kryeministrit, raportet në të kaluarën, programi dhe dialogu me Serbinë sipas tij mund të jenë vetëm disa prej çështjeve që do ta përcaktojnë fatin e marrëveshjes LVV – LDK.

Sidoqoftë nëse koalicioni Nisma – AKR – PD nuk e kalon pragun as pas numërimit të të gjitha votave, sipas profesorit universitar nuk mbeten shumë opsione për formimin e qeverisë përveç marrëveshjes LVV – LDK.

FIDANISHTJA

Kjo pasi një koalicion vetëm me AAK-në, siç Fetoshi është shprehur, do të jetë i pamundshëm, kur kihet parasysh edhe fakti që PDK-ja është deklaruar se do të kalojë në opozitë.

Por megjithëkëtë ai nuk ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë drejt një krize të re politike, e cila sipas Fetoshit do t’i marrë shumë kohë vendit.

Ndërkohë pavarësisht faktit që LVV-ja e LDK-ja ende nuk kanë nisur takimet për të diskutuar për bashkëpunim paszgjedhor, analisti politik Armend Muja është shprehur optimist se koalicioni mes këtyre dy partive do të ndodhë. Megjithëkëtë ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë zvarritje në këtë drejtim.

Ndërkohë analisti Agon Maliqi ka thënë se përpjekjet eventuale për ta anashkaluar partinë fituese në krijimin e qeverisë janë fatale për ata që pretendojnë ta bëjnë gjë të tillë.

“Çfarëdo përpjekje për ta anashkaluar Albin Kurtin në krijimin e qeverisë përmes fitoreve në tavolinë ka për të qenë jo vetëm e gabuar, por edhe kundërproduktive e fatale politikisht për ata që mund ta synojnë”, ka theksuar Maliqi për “Zërin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.