UBT

Në zgjedhjet e sivjetme, s’fitoi veç ish-opozita po e gjithë Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – (Në psikologjinë politike është një thënie, ku thuhet se në jetën reale, secili agjens social zakonisht merr atë që shquhet dhe identifikohet si “porcion pedagogjik”)

Fitoi ish OPOZITA, sepse, dëshmoi besimin dhe lartësimin e ideve dhe preokupimeve të përditësuara qytetare siq ishin; papunësia, varfëria, krimi, korrupsioni, etj. Ndërkaq, më pak ato të temave mbi; dialogun me Serbinē, taksën, vizat, migrimin, etj.

FIDANISHTJA

Fitoi edhe ish QEVERIA, sepse, disi u lirua nga barra e rëndë e të qenit me çdo kusht “online” kujdestare dhe përgjegjëse, e gjitha zhvillimeve (duke mos përjashtuar këtu as kodifikimin e krimit dhe të korrupsionit enorm!) dhe proceseve që i kaloi Kosova me; demarkacionin, taksën, Fsk-n, etj. “Lirimi” i saj nga përgjegjësia, në një mënyrē e amnestoj ate nga ripërsëritja e gabimeve si në rrafshin kombëtar ashtu edhe ate shtetëror;

Fitoi dosido QYTETARIA, sepse, zgjedhjet janë zakonisht një lloj gare midis vlerave dhe jo midis monopoleve, sado të rëndësishme që të jenë ato përnga “pesha specifike”. Nē kētë kontekst pra, fitoj Kosova, sepse, me vetëm një dekadë shtet, ajo i dha leksione gjithë rajonit se si mund, si duhet, dhe si menagjohen zgjedhjet. Qoftë edhe kur nga kundershtarët ideologjik e politik zgjedhjet nacionale e pranojnë si humbjen (gjesti i Kryetarit të PDK-s) ashtu edhe fitorën (gjesti i kryetarit të VV). Pra, akti i votimit, i pjesëmarrjes dhe i shijes së zgjedhjes së subjektit dhe kandidatit, tregon qartē si rëndësinë ashtu edhe peshën valide në tregun politik të një vendi siq është Kosova…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.