Mobi Casa

SHBA: Presim që Qeveria e re e Kosovës të rifillojë bisedimet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, tha ky zëdhënës për Zërin e Amerikës.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë ndërprerë qëkur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Fundamenti

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj takse dhe zhbllokimin e dialogut, autoritetet në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë marrë qëndrim për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Kosova ka mbajtur më 6 tetor zgjedhjet e parakohshme paralamentare.

Rezultatet preliminare e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.