Sinani takon prijësit fetar dhe zyrtarët e UNDP-së
Kamenicë – Kryetari i Komunës, Begzad Sinani tha se disa herë e ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndër etnike, në rend të parë janë meritë e vet qytetarëve të kësaj komune, të cilët kanë vendosur për të jetuar bashkërisht. Po ashtu është edhe meritë e prijësve fetar që me besimtarët e tyre e kanë kultivuar tolerancën.
Begzad Sinani, priti në një takim zyrtaren e UNDP-isë, Alexandra Meierhans, dhe bashkëpunëtorët e sajë.
Në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare islame dhe ortodokse, Policisë së Kosovës, dhe të EULEXIT.
Temë diskutimi ishte prezantimi i projektit, Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, për të cilin projekt, Komisioni Evropian ka siguruar mjetet që kapin shumën. 1,560,000.00 ero.
Të pranishmit u informuan gjerësisht, si duhet të konkurroj komuna me dy projekte nga dy bashkësitë fetare, që kanë të bëjnë intervenime në objektet fetare renovime, apo zonat e këtyre objekteve.
Sinani tha se disa herë e ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndër etnike në rend të parë janë meritë e vet qytetarëve të kësaj komune, të cilët kanë vendosur për të jetuar bashkërisht. Po ashtu është edhe meritë e prijësve fetar që me besimtarët e tyre e kanë kultivuar tolerancën.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KBI i Komunës së Kamenicës Bejtulla Hashani dhe prifti i kishës së Kamenicës Dragisha Jeriniq.
Jeriniq ndër tjerash tha se në këto hapësira kanë jetuar së bashku këto komunitete, që shumë rrallë kanë pasur probleme mes vete. “Problemet tona, janë vetëm të natyrës ekonomike: nuk mund të gjesh shembull të tillë diku tjetër sikurse në Kamenicë, ku tregu është i përbashkët dhe fëmijët e komuniteteve të ndryshme merren së bashku me aktivitete sportive./rajonipress/


