United Hospital

Universiteti i Gjilanit nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Kastamonias

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi ka nënshkruar sot marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Kastamonias nga Turqia, Seyid Aydin.

Në kuadër të kësaj marrëveshje njëherësh u nënshkrua edhe një protokol për shkëmbim të studentëve dhe të stafit akademik në kuadër të “Mevlana Exchange Programme Protocol”.

Të dy rektorët shprehën vullnetin e mirë për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndër-universitar për themelimin e programeve të përbashkëta për studime në nivelin bachelor dhe master.

Mobi Casa

Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes në fjalë, Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti i Kastamonias nga Turqia, ndër të tjera, do të mund të shkëmbejnë studentët, stafin administrativ dhe akademik në projekte ndërkombëtare, publikime të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme e fusha të tjera më interes për të dy palët.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare është arritur si rezultat i punës që Universiteti “Kadri Zeka” po arrin të krijoj në vazhdimësi me Institucionet arsimore me renome ndërkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.