FIDANISHTJA

Diplomati amerikan që është kundër ndryshimit të kufijve e quan lajm të mirë emërimin e Grenellit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë emëruar Richard Grenellin si të dërguar special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. A është ky një lajm i mirë, sipas profesorit amerikan Edward Joseph, njohës i cështjeve në Ballkan.

Profesori amerikan, që ishtë i zëshëm kundër idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës, e sheh si pozitiv emërimin e Grenellit si emisar i SHBA’së në negociata.

Grenell është ambasador i SHBA’së në Gjermani, e Joseph e vlerëson si njëri me ndikim për shkak të veprimtarisë së tij në shtetin gjerman.

UBT

“Pra, ai nuk është thjesht një ambasador, por një njeri me lidhje me qeverinë gjermane, dhe besoj se është një gjë tjetër pozitive. Sepse Ambasadori Grenell është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territorit – të cilin shumica , përfshirë unë dhe liderët rajonalë, i shohin të rrezikshëm dhe destabilizues”, ka thënë profesori amerikan për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq ai shton se është shumë herët për të thënë nëse emërimi i Richard Grenell do të nënkuptonte një përpjekje të SHBA’së, për të “zbutur” pozicionin e Gjermanisë që është kundër ndryshimit të kufijve në Ballan.

Ndryshe nga Gjermania që ka qenë e zëshme kundër idesë së presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë për ndryshim të kufijve, Shtetet e Bashkuara, nuk kanë pasur asnjëherë qëndrim të prerë kundër kësaj cështjeje. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.