Arrestohen dy vëllezër në Gjilan, për tentim vrasje
Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një zënke familjare e kanë sulmuar me një mjet të prehtë –thikë viktimën mashkull shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje derisa rasti cilësohet si vrasje në tentativë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


