Eko Higjiena

Drejtësinë e kalbur e ringjall vota e lirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shteti i së drejtës, në krizë të thellë. Institucionet e inkriminuara duhet të udhëhiqen me duar të pastra

“E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë situatë kaq të keqe e të rëndë, që është krijuar për gati 15 vjet me radhë, është që të ndryshohet politika në Kosovë, e që ajo mund të ndryshohet vetëm përmes votës dhe zgjedhjeve, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë ndryshim të gjendjes aktuale”, u shpreh deputeti Adem Salihaj

ARKATANA

Ndërtimi i një shteti ligjor dhe të qëndrueshëm është kushti kryesor pa të cilin nuk mund as të ekzistojë apo të njihet si demokratik ai shtet. Nisur nga ky parim, të gjitha shtetet që synojnë të jenë sa më demokratike e të përparuara, duke e ditur këtë luftojnë dhe investojnë shumë në institucionet e tyre që ato të jenë sa më efikase dhe funksionale. E, tek ne thuajse po ndodh krejtësisht e kundërta, ku kemi institucione të brishta në përgjithësi, e sidomos në sferën e drejtësisë, të cilat nuk po tregohen se janë të gatshme për të ngritur kapacitetet e tyre në funksionim të shtetit ligjor, pasi të njëjtat, siç duket, qëllimin e vetëm dhe parësor e kanë se si të korruptohen e të bëjnë gjëra sa më negative. Sistemi shtetëror, rrjedhimisht ka prodhuar edhe drejtësi të kalbur e institucione të brishta, pasi kësisoj nuk janë vetëm disa nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, porse është edhe vetë politika në të njëjtën rrugë të korruptimit, e që në këtë situatë kur kemi mosfunksionim të drejtë të tërë sistemit shtetëror është e vështirë që edhe drejtësia ta bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur edhe po qe se do të donte.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet të LDK-së Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se as që mund të flitet për një shtet ligjor, e as për drejtësi të pavarur në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.