ARKATANA

Prilli

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dimri mbetur prapa, Prilli mbretëron, Natyra gumëzhin, Zemra jonë gëzon.

I madh e i vogël
Nga agu në terr,
Shohin plot ndryshime
Në fushën e gjerë.

Bëhet realitet
Ëndrra e fëmijëve,
Lule, gjelbërim, këngë
Fushave e shpateve.

FIDANISHTJA

Edhe bletët punëtore
Punojnë e hedhin valle,
Rrugicat përshkojnë
Lepuj e sorkadhe.

Të gjithë këtë muaj
E duan për besë,
Ai premton mbarësi
Gjithmonë ngjall shpresë.

Ramadan Mehmeti