Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thacit President. Express mëson se ky vendim i gjykatës do të bëhet publike në orët në vijim gjatë kësaj dite.Gjykata e ka konsideruar të pabazë ankesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President.
Në këtë mënyrë Thaçit i hapet rruga për tu ulur në zyrën e presidentin pa pasur probleme ligjore.
Para tij Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar nga pozita presidentin Zotin Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli
Express do të raportojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjatë ditës…
Në fillim të muajit mars tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kishin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.
Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Një nga shkeljet e detektuara sipas opozita është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët. /GazetaExpress


