ARKATANA

Heshtja nuk e shuan idenë e korrigjimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse ka kohë që nuk është përmendur në publik, korrigjimi i kufijve nuk po konsiderohet si ide e vdekur nga njohësit e rrethanave politike. Ata konsiderojnë se në rast të rifillimit të dialogut Kosovë – Serbi tema e ndryshimit të kufijve do të kthehet në tavolinën e bisedimeve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Ideja për korrigjimin e kufijve ka kohë që nuk është përmendur as nga vetë ideatori i saj Hashim Thaçi. Që me ngecjen e dialogut Kosovë – Serbi ndryshimi i kufijve nisi të zbehet si ide, por me rifillimin e mundshëm të tij konsiderohet se korrigjimi do të kthehet në lojë.

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se për ta çuar deri në fund këtë çështje është investuar shumë nga presidenti, por edhe nga personalitete të niveleve botërore, kësisoj ndryshimi i kufijve do të jetë temë e pashmangshme në rast të rinisjes së negociatave me Serbinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Megjithatë, analistët nuk presin që bashkësia ndërkombëtare të lejojë kompromise të dhimbshme në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, sepse në të kundërtën do të përbënte konflikte e pasoja të mëdha në Ballkan.

Edhe pse janë bërë vazhdimisht thirrje nga bashkësia ndërkombëtare, procesi i dialogut nuk pritet të fillojë së shpejti, së paku jo deri në përbërjen e re të qeverisë, që do të dalë pas 6 tetorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.