Uji Dea

Pajtim Kasami shënon dy gola në fitoren e Sionit ndaj Xamaxit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ylli shqiptar, Pajtim Kasami ka vazhduar formën e mirë dhe golat me skuadrën e Sionit në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 3-1 në udhëtim te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Më meritori në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte ylli shqiptar, Pajtim Kasami, i cili shënoi dy gola.

Kasami u tregua vendimtar në minutën e 57-të duke shënuar për 2-1 pas asistimit të shqiptarit tjetër, Ermir Lenjani.

Uji Dea

Shqiptari nga Maqedonia nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 70-të shënoi golin e dytë personal dhe të fitores 3-1 për Sionin.

Me këto dy gola, Kasami arrin në kuotën e katër të tillëve këtë sezon në Superligën e Zvicrës, ndërsa dy tjerë ka shënuar në Kupë.

Në anën tjetër, me këtë fitore Sioni kap pozitën e parë në tabelë me 16 pikë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/pajtim-kasami-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-sionit-ndaj-xamaxit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.