ARKATANA

Rashkaj, dëshmitar i çdo gjëje që lidhet me Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kur Anel Rashkaj iu bashkua për herë të parë Kosovës, shumë prej lojtarëve aktualë të përfaqësueses ishin ende duke e mësuar futbollin në kategori të reja. Ndonjë mund të mos ketë nisur fare karrierën. Rashkaj ka dhënë kontribut për përfaqësuesen e Kosovës në futboll në vitin 2008 e po jep edhe tash.Në rrethanat e reja të krijuara, Rashkaj po shfrytëzon maksimalisht minutat që po i ofrohen. Pakkush mund të ketë pritur që Rashkaj t’i fitojë këta minuta, apo edhe të ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Por 30-vjeçari, me gjithë pengesat e vështirësitë, nuk është ndalur së punuari me shpresë që sërish do ta veshë fanellën e Kosovës, shkruan Koha Ditore. U ftua për ndeshjet e qershorit me Malin e Zi dhe Bullgarinë, pas telasheve që kishte Kosova në mesfushë, për shkak të lëndimit të lojtarëve. Ndaj Malit të Zi në Podgoricë qëndroi në stol, në barazimin 1:1.Ndaj Bullgarisë fitoi rastin dhe shkëlqeu. U aktivizua në minutën e 62-të dhe Kosova menjëherë në minutën e 64-t barazoi rezultatin në 2:2. Në fund (90+3′) Kosova shënoi edhe golin e fitores, 3:2.

Uji Dea

Rashkaj ishte vlerësuar lart për paraqitjen. Hyri në ndeshje kur Kosova po dominohej në mesin e fushës. Me aktivizimin e mesfushorit me përvojë, Kosova ktheu kontrollin në mesfushë, ndërsa Rashkaj niste aksione të suksesshme. Kreu punën edhe në aspektin defansiv dhe kështu i bëri reklamë shumë të mirë vetes.Mesfushori që luan në një skuadër të vogël të kampionatit të Suedisë, mori ftesë edhe për ndeshjet e shtatorit. Prapë Kosova kishte telashe të mëdha me lëndime dhe prapë Rashkaj përfitoi nga rasti.

Ndaj Çekisë, në fitoren 2:1, u aktivizua në minutën e 87-të dhe për aq minuta sa i kaloi në fushë, mori vlerësimet. Ndaj Anglisë në Southmapton, prizrenasi u aktivizua në minutën e 59-të. Mesfusha e Kosovës është vlerësuar të jetë paraqitur më mirë me Rashkajn në fushë.Ai është shquar me ndërprerje të aksioneve të kundërshtarit. Anglia fitoi 5:3, por shënimi i dy golave në pjesën e dytë është vlerësuar anë pozitive e asaj ndeshjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.