United Hospital

Shqipëria fiton pikë, por s’ndryshon pozitë në ranglistën e FIFA-s

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar pozitën në ranglistën botërore të FIFA-s, që i radhit të gjitha ekipet kombëtare në bazë të formës së tyre.

Edhe pas ndeshjeve të shtatorit, Shqipëria mbetet në pozitën e 64-të në këtë ranglistë, përkundër që i ka grumbulluar 1372 pikë, dhjetë më shumë sesa që i kishte në listën e kaluar, raporton Gazeta Express.

Këto pikë, kuqezinjtë i morën falë fitores kundër Islandës me rezultat 4:2 në fillim të shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Shqipëria mund të ishte ngritur në pozitë më të lartë nëse do të kishte arritur të paktën barazim në ndeshjen kundër Francës, që përfundoi me rezultat 4:1 për kampionët e botës.

Fundamenti

Megjithatë, për shkak se Franca radhitet shumë mirë në këtë listë, e dyta në botë, Shqipëria nuk u dëmtua shumë nga ajo disfatë dhe arriti t’i fitojë dhjetë pikë.

Shqipëria do të tentojë të synojë ngritje edhe në pozitë në listën e radhës të FIFA-s, që do të publikohet pasi kuqezinjtë t’i zhvillojnë ndeshjet kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Për rangimin e Kosovës mund të lexoni këtu. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.