United Hospital

Drejtori i Bremenit tregon kur do të kthehet Rashica nga lëndimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, për ndeshjen kundër Leipzigut. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.

Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas 65 minutave lojë, Rashica ishte detyruar ta lë ndeshjen dhe pastaj mungoi në tri ndeshjet e radhës të klubit gjerman.

Ai mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të ekipit kombëtar të Kosovës, që i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

Përkundër që fillimisht pritej që Rashica të luajtë edhe fundjavën e kaluar, kosovari nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe ai po vazhdonte të stërvitej i vetëm, ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Bremenit.

HW

Das sieht doch schon gut aus beim Training am Sonntag bei #Werder: Hier kommt sie angerannt, die Bremer Rakete Milot #Rashica ?? Das riecht nach Comeback… #weserkurier #wkflutlicht #Bundesliga #Fussball pic.twitter.com/pxxQZ4UivF

— WK Flutlicht (@WK_Flutlicht) September 15, 2019
E megjithatë, procesi rikuperues i Rashicës tani ka marrë fund dhe sot ai pritej të stërvitet bashkë me futbollistët e tjerë të Bremenit, në përgatitje për ndeshjen e radhës – kundër Leipzigut.

“Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, tha Frank Baumann.

Bremeni do të zhvillojë të shtunën ndeshjen kundër Leipzigut, që deri më tani s’di për disfatë dhe e kryeson tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga katër ndeshjet e para të sezonit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.