Fundamenti

Triumfuesi i 6 tetorit, me diferencë minimale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Subjektet politike, të cilat tashmë kanë vendosur të hyjnë në procesin e ri zgjedhor, pritet të ballafaqohen me një garë aspak të lehtë gjatë muajit të ardhshëm. Ndonëse të gjitha partitë e koalicionet po shprehen të vendosura se do të dalin fituese, vlerësohet se triumfuesi i zgjedhjeve do të përcaktohet me një përqindje shumë të vogël, krahasuar me subjektin e dytë ose të tretë të dalë nga procesi i ri zgjedhor, shkruan gazeta “Zëri”.

Tri partitë më të mëdha të legjislaturës së shkuar, LDK-ja, PDK-ja dhe LVV-ja, kanë vendosur të hyjnë të vetme në procesin e ri zgjedhor. Për dallim prej tyre, partitë e tjera shqiptare që ishin pjesë e Parlamentit vendosën të lidhin koalicione para zgjedhjeve. AAK-ja u bashkua me Partinë Socialdemokrate të Kosovës, ndërkaq Nisma me AKR-në.

Mobi Casa

Duke u nisur nga fakti që nuk u arrit ndonjë koalicion i gjerë parazgjedhor, subjektet politike pritet të ballafaqohen me një garë tejet të ngushtë më 6 tetor të këtij viti. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se edhe vetë subjektet politike e dinë se gara do të jetë e tillë. Ndaj sipas tyre, pikërisht për këtë arsye fushata zgjedhore do të jetë e ashpër, pasi subjekti fitues në zgjedhje, me sadopak diferencë nga i dyti e i treti, do ta ketë të drejtën e formimit të qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.