FIDANISHTJA

Sikurse SHBA, edhe Gjermania e do një përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
HW

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, janë pro kthimit në tavolinë të bisedimeve dhe pajtimit, Kosovë – Serbi.

Njerëz të afërt të kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Macron, siç i është konfirmuar klankosovës nga Berlini, kanë nisur bisedat për kapitullin e ri të këtij procesi.

Dyshja kryesore e Evropës do t’i shkojnë prapa Amerikës, për ta emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, disa javë pasi Uashingtoni e bëri Mathew Palmer, emisar special për Ballkanin Perëndimor.

ARKATANA

Pala gjermane ka interes që kjo pozitë t’u takojë atyre sipas mundësive dhe emërimit të bëhet i ditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkaq, javë më parë, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është e përkushtuar për dialog.

“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.