Max Kruse: Muriqi është lojtar i nivelit të Bayernit, nuk do të befasohesha nëse vjen ndonjë ofertë nga ta
Sulmuesi gjerman i Fenerbahces, Max Kruse ka thurë elozhe për bashkëlojtarin e tij, yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi ka filluar me shkëlqim sezonin te Fenerbahce, duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi prizrenas këtë super-formë e ka vazhduar edhe te Kosova, ku ka shënuar në fitoren 2-1 ndaj Çekisë dhe ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një gol ndaj Anglisë.
Forma e mirë me gola dhe asistime ka bërë që Muriqi të lidhet me shumë klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio.
Momenti i golit të Muriqit ndaj Anglisë
Për yllin e Kosovës ka folur edhe bashkëlojtari i tij në sulm Kruse, i cili ka thurë elozhe për Muriqin.
Sipas tij, Vedati është lojtar i nivelit të gjigantit gjerman, Bayern Munich dhe nuk do të befasohej nëse Bavarezët do bënin ofertë për të.
“Nuk do të befasohesha nëse do të vjen ndonjë ofertë prej bavarezëve”, ka thënë Kruse. /Telegrafi/


