Haziri: PDK’ja nuk është opsion për ne, qe 20 vjet nuk kanë lënë kënd pa e mashtruar
Nënkryetari i LDk’së, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se PDK dhe LDK nuk janë opsione si koalicion. Ai tha se qe 20 vjet PDK’ja i ka mashtruar të gjithë dhe se votuesit e tyre po kërkojnë strehë politike. Sipas Hazirit, PDK’ja vetëm po e luajnë të fortin.
“PDK’ja me ne nuk ka opsion. Ata kanë me pasë rolin e vet në kuvend, roli i tyre do të jetë sekondar”, ka thënë Haziri në Pressing.
Haziri tha se PDK’ja qe 20 vjet nuk ka lënë askënd pa e mashtruar.
“Qe 20 vjet nuk kanë lanë grup politik apo parti politike pa e mashtru”, është shprehur Haziri.
Ai tha se votuesit e PAN’it po kërkojnë strehë në partitë e tjera politike.
“Votuesit e PAN’it po lypin strehë në partitë e tjera politike”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.
Po ashtu Haziri tha se PDK’ja nuk ka partner ndërkombëtar dhe vetëm po e luajnë të fortin.
“Ata nuk kanë partner ndërkombëtar, ata vetëm mundohen ta luajnë rolin e të fortit, shtoi Haziri.


