HW

Xhaka e arsyeton formën e dobët: Po luaj i lënduar tash e disa javë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka thënë se është duke vuajtur nga një lëndim që prej fillimit të këtij sezoni, i cili mund të ketë ndikuar në formën e tij të dobët për Arsenalin.

26-vjeçari ishte titullar për Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Gjibraltarit të dielën mbrëma, por nuk mundi të luajë më shumë se 74 minuta dhe u zëvendësua nga Ruben Vargas, transmeton Gazeta Express.

Në ndeshjen e parë të Arsenalit këtë sezon në Premierligë kundër Newcastle, Xhaka mori goditje në shpinë dhe këmbë dhe si pasojë mungoi në ndeshjen e ardhshme ndaj Burnley.

Edhe pse që prej atëherë ka luajtur titullar në çdo ndeshje, Xhaka pohon se ka luajtur duke ndier dhimbje vazhdimisht nga dëmtimi i tendinit të Akilit.

Hidromorava

Mesfushori shqiptar ka marrë kritika të ashpra këtë fillim sezon për formën e tij, e sidomos pas ndeshjes së fundit të Arsenalit kundër Tottenhamit, pasi shkaktoi penallti të panevojshme që i kushtoi skuadrës së tij me humbje të dy pikëve.

“Ka disa javë që vuaj nga dhimbjet në tendinin e Akilit. E ndjeva edhe sot gjatë ndeshjes”, tha Xhaka pas fitores së Zvicrës të dielën mbrëma.

“Më dhemb tani, por do të jetë në rregull”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.