United Hospital

Kryeministri i Luksemburgut: Kosova dhe Serbia të arrijnë një kompromis e të afrohen mes vete

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha sot se ishte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve do të ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.

“Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë Bettel.

Ndërsa kKryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka thënë se shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë, bisedimet për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve, ne do të kemi njerëz që janë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasim për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme. Do të jemi atje”, tha Brnabiq në një konferencë shtypi në Luksemburg.

Uji Dea

Brnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari nga Luksemburgu, tha se Beogradi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Prishtinën, por që duhej të ishte një zgjidhje kompromisi.

“Një palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbë gjithçka”, citohet të ketë thënë Brnabiq.

Ajo shpjegoi se dialogu u pezullua kur Prishtina zyrtare vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe BeH.

“Nëse ndaloni qarkullimin e mallrave, atëherë nuk kemi çfarë të flasim”, ka thënë Brnabiq, duke shtuar se Prishtina zyrtare duhet të tërheqë vendimin për taksën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.