Futbollisti i ri i Bashkimit (K), Besart Morina shpalos synimet e skuadrës së tij të re
Përforcimi më i madh i “portokallinjëve” të Bashkimit të Koretinit, Besart Morina, ka vendosur që për një vit ti mbroj ngjyrat e kësaj skuadre për të dhënë kontribut në rikthimin ne Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Morina më herët ishte pjesë e shumë skuadrave duke djersitur fanellat e Dritës, Gjilanit, Vllaznisë së Pozheranit e Kikës së Hogoshtit.
“Kam shumë oferta por kam vendosur që tani e tutje të jap kontribut në skuadrën e Bashkimit, me të vetmin qëllim që sa më parë të rikthehemi në Ligën e Parë, pasiqë ky mjedis futbollistik një gjë të tillë e meriton si në aspektin organizativ njashtu edhe tifozët, të cilët janë futbollisti i 12 i kësaj skuadre”, thekson Morina.
Mesfushori ofanziv, Besart Morina, kujton se nën dirigjimin e trajnerit Emin Bajramit skuadra e Bashkimit ka fituar një fizionomi të re të lojës.
“Trajneri Emini po dëshmon se është një trajner mjaft cilësor që për një kohë të shkurt ka arritur ta mobilizon skuadrën siç është më së miri, ne kemi edhe një fond mjaft të mirë të futbollistëve dhe së bashku me trajnerin do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive dhe sa më shpejt ta rikthejmë Bashkimin në Ligën e Parë”, ka përfunduar mesfushori ofanziv Besart Morina./rajonipress/


