HW

Celina: Tani radhën e ka Anglia

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bersant Celina e ka pranuar se fitorja e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në ka qenë shumë e rëndësishme në përpjekjet e Kosovës për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020 për herë të parë.

Kosova e Bernard Challandes e mundi me rikthim 2:1 Çekinë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit, shkruan Gazeta Express.

Celina, i cili luajti 90 minuta për t’i ndihmuar verdhekaltërve t’i grumbulloni tri pikë të tjera të mëdha, shkroi në rrjetet sociale pas ndeshjes për rëndësinë e fitores ndaj çekëve.

ARKATANA

Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.

“Çfarë fitore e rëndësishme. Tani radhën e ka Anglia. Forca!” shkroi Celina në Instagram.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.