UBT

Pacolli: Qeveria e re është e obliguar t’i kthehet dialogut – askush më nuk do ta përkëdhelë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicionin me Nisman e sheh si krah për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas Qeveria e re duhet të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Detyrë kryesore e çdo qeverie që do të formohet si rezultat i këtyre zgjedhjeve do të jetë spastrim i rrugës për të filluar dialogu. Kërkesa që vjen nuk është vetëm që vjen prej një njeriu, që është kyç i SHBA-së për Ballkanin”, ka theksuar ai duke u ndërlidhur në takimin që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

FIDANISHTJA

Pacolli ka theksuar se, Qeveria e ardhshme do të jetë e obliguar që të fillojë dialogun me Serbinë.

“Këtë ma ka thënë jo vetëm ky, por ky artikulim është i të gjithë miqve tanë. Ishte gjuhë e ashpër e Palmer por ishte miqësore. Unë besoj se Qeveria e ardhshme ajo duhet të fillojë me spastrim të rrugës për nisjen e dialogut me Serbinë”, thotë Pacolli, njofton Klan Kosova.

“Detyra numër një që Kosova duhet ta bëjë është përfundimi i dialogut me Serbinë. Traktati i paqes me Serbinë i hap Kosovës perspektivën e gjerë, që të jetë shtet i kompletuar. Unë besoj se më askush nuk do ta përkëdhel Kosovën. Deshëm ose jo nuk mund ta mbajmë peng qytetarin e Kosovës. Duhet të arrijmë te kontrata e paqes që i sjell Kosovës njohje reciproke dhe anëtarësim në organizatat kryesore botërore”, është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.