UBT

Veseli: Kushtetuta e Kaçanikut, kthesë historike që kulmoi me luftën çlirimtare për liri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi.

“Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

HW

Statusi i plotë i Kadri Veselit: Shpallja e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, para 29 vjetësh, ishte moment historik për popullin tonë. Pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi. Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë.

Sakrifica e shumë gjeneratave, të cilave u jemi përjetësisht mirënjohës, ka bërë që ne ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.