Eko Higjiena

Selimi: Asnjë koncesion në dëm të Kosovës s’guxon të ndodhë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë paralajmëruar palën kosovare dhe atë serbe se duhet të sakrifikojnë për ta arritur marrëveshjen finale. Një deklarim i tillë vlerësohet të jetë riparalajmërim për një kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, të cilin kohë më parë e kishin përmendur edhe presidentët e të dyja vendeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se nuk guxon të ndodhë asnjë kompromis i dhimbshëm mes Kosovës e Serbisë. “Kosova është shtet i pavarur me Kushtetutën, me kufijtë dhe me sovranitetin e saj. Asnjë koncesion nuk guxon të ndodhë në dëm të sovranitetit të territorit dhe të interesit të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai gjatë një bisede për “Zërin”.

United Hospital

SHBA-ja, sipas Selimit, ka qenë sponsorizues i pavarësisë së Kosovës dhe se si e tillë do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Kosovën. “Ne nuk jemi për të pasur luftëra dhe marrëdhënie të këqija mes shteteve të rajonit, por nuk e negociojmë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial me Serbinë edhe me kushtin e normalizimit të marrëdhënieve me të. SHBA-ja është sponsorizuesi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe jemi shumë të bindur që ashtu është edhe në anën e sovranitetit të këtij shteti”, ka shtuar ish-deputeti i LVV-së./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.