KKVITI

Hysaj optimist për ndeshjen kundër Francës: Mund të fitojmë

/ 2 minuta lexim
HW

Shqipëria do të përballet me Francën të shtunën në mbrëmje si mysafir në fushën e këtyre të fundit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO2020.

Në prag të ndeshjes së 7 shtatorit, e përditshmja franceze “France Football” ka marrë në një intervistë të shkurtër kapitenin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili është shprehur:

“Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner, ne do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë.”, theksoi 25-vjeçari.elseid hysaj

FIDANISHTJA

Mesa duket në kampin kuqezi mbizotëron optimizmi se mund të marrim pikë ndaj një kundërshtari të fortë siç është Franca, të cilët ia dolën të fitojnë Kupën e Botës, një vit më parë në Rusi.

Edhe kapiteni Hysaj beson se Shqipëria ka shanse për të mos dalë pa pikë nga ndeshja që do të zhvillohet në “Stade de France”./Panorama

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.