ARKATANA

Hoxhaj: PDK ka kapacitet të shtyjë përpara procesin e dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Enver Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i madh në vend dhe temat e rëndësishme për vendin siç është çështja e dialogut, do të përmbyllen me akterë politikë të kësaj partie.

”Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i madh, temat sikurse dialogu munë të mbyllen me akterë politikë siç ka PDK”.

”Ne e njohim këtë temë, i kemi besuar kësaj teme, edhe pse kjo temë nuk është popullore edhe pse qytetarët nuk i kanë perceptimet më të mira për ketë temë. E pash listën e marrëvehsjeve, unë kam një kalkulim tjetër, ka 21 marrëveshje, 9 të bllokuara në zbatim, dhe 4 prej tyre totalisht të pazbatuara”.

Ndërsa komentoi çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Enver Hoxhaj nga PDK në Klan Kosova, pohoi se dialogu me Serbinë i mundësoi Kosovës të shtrijë sovranitetin edhe në Veri të vendit.

FIDANISHTJA

”Dialogu na ka mundësuar që ne të shtrijmë sovranitetin në Veri të vendit, u organizuan zgjedhjet në veri në 2013, kemi shpërbë policinë në Veri të vendit kemi shtrirë sovranitetin e brendshëm dhe kemi zgjeruar sovranitetin e jashtëm dhe kemi arritur të zgjerojmë edhe raportet me bashkësinë ndërkombëtare”.

”Ne mendojmë që njohja ndërkombëtare, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës duhet të jetë qëllimi dhe rezultati primar mes dialogut Kosovë-Serbi”.

“Falë dialogut kemi shpërberë policinë serbe në veri. Po ashtu edhe na ka mundësuar ta zgjerojmë sovranitetin në vend. Ne kemi kapacitet dhe mendoj që mund ta shtyjmë përpara këtë proces” tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.