FIDANISHTJA

Limaj: NISMA dhe AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Boshti ynë politik është një koalicion i cili është pritur mirë tek strukturat e partisë, gjë që është shumë me rëndësi. NISMA dhe AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve. Do të jenë befasi e këndshme e 6 tetorit”, tha Limaj.

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj ka vazhduar me takime të shumta me drejtuesit e degëve, ku sot në selinë qendrore ka pritur në takim drejtuesit e degëve të Nismës në rajonin e Prizrenit.

Limaj gjatë këtij takimi ka kërkuar nga drejtuesit e këtyre degëve që të mobilizohen maksimalisht për zgjedhjet.

“Boshti ynë politik është një koalicion i cili është pritur mirë tek strukturat e partisë, gjë që është shumë me rëndësi. NISMA dhe AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve. Do të jenë befasi e këndshme e 6 tetorit”, tha Limaj.

Uji Dea

“Qytetarët e Kosovës e kanë para vetës një koalicion të mirë që do të jetë pranë tyre në çdo kohë. Nuk do të flasim më popullizëm, por do të flasim e shpalosim programin me çështje konkrete dhe që janë në interes për vendin”, është shprehur Limaj.

I pari i Nismës tha se, subjekti i tij në këto zgjedhje do të futet me një listë të kandidatëve për deputetë, që janë të dëshmuar profesionalisht dhe të gatshëm për të bërë më të mirën për Kosovën.

“Boshti ynë politik është mesazhi më i mirë që Qeveria dhe Parlamenti i ardhshëm do të ketë njerëz meritorë”, u shpreh kandidati për kryeministër Fatmir Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.