UBT

Lutfi Haziri: E kemi ditur më herët për ofertën e Vetëvendosjes, nuk e di pse e kanë bërë publike

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, ka deklaruar se partia e tij ka qenë në dijeni më herët për ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, por që sipas tij nuk është e qartë pse LVV’ja e bëri publike.

“Komunikimi jonë ka qenë në nivel korrekt. E kemi ditur për ofertën edhe më herët” deklaroi Haziri.

Pori pyetur se pse Vetëvendosja vendosi që ta bëjë publike ofertën e tyre, ai tha se kjo mbetet çështje e brendshme e LVV’së por LDK’së nuk i ka mbetur hatri.

“Kjo është politikë e tyre për të vepruar kështu. E kanë bërë veprimin e vet, ne nuk kemi hatër mbetje dhe jemi përgjigjur menjëherë pas disa minutave dhe publikisht e kemi sqaruar pozicionin tonë” tha nënkryetari i LDK’së.

Por gjithsesi, Haziri tha se kjo nuk nënkupton që LDK nuk e ka pranuar ofertën, por që oferta e tyre ka qenë politikisht e favorshme vetëm për LVV’në.

“Nuk është mospranim, është përfundim i bisedimeve” tha Haziri, duke shtuar se “Kërkesa e tyre ishte politikisht e favorshme për LVV’në dhe politikisht e pafavorshme për LDK’në”.

Hidromorava

Ai shtoi se LDK ka gjetur kandidatin e duhur dhe se ky kandidat ishte i përshtatshëm si për LDK’në ashtu edhe për partitë e tjera dhe tregoi se renditja në listë nuk ka rëndësi të madhe.

“Me nominimin i cili mbart politikat e përbashkëta, kemi gjetur njeriun e qëlluar për LDK’në dhe njeriun e pranuar për të tjerët” tha Haziri, duke shtuar se “Vjosa ka qenë numër 81 në listë dhe ka dalë deputetja më votuar, numri 1 dhe 2 nuk janë udhëzim për nominim”.

Në fund Haziri tha se mes tij dhe Vjosa Osmanit nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë asnjëherë rivalitet.

Lidhja Demokratike e Kosovës e kandidoi Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të vendit. Ky subjekt politik ishte në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje por që nuk arritën koalicion parazgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë ofertë publike LDK’së për të hyrë në një listë të përbashkët por pa një kandidat për kryeministër. E personi që ka numrin më të madh të kandidatëve, do të ishte edhe kryeministër. Këtë ofertë e kishte refuzuar LDK’ja me arsyetimin se kjo do të krijonte garë të brendshme e jo garë ndaj PAN’it. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.