Hidromorava

Veseli: Me qeverisjen time, rinia do ta gjejnë perspektivën në Kosovë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën pasdite në Brod të Dragashit ku bashkë me shumë të rinj ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij dhe mbështetjen që ka në vizion për rininë. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kandidati për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli tha se do të punojë dhe krijojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të punojnë dhe të krijojnë familjet e tyre në Kosovë.

“Një ditë e bukur sot, në hijeshinë e bjeshkëve të Sharrit dhe në shoqërinë e këndshme të të rinjve në kampin veror në Brod të Dragashit. Në qeverisjen time, djemtë dhe vajzat e reja do ta gjejnë perspektivën në Kosovë, do të kenë punë këtu, do ta krijojnë familjen këtu dhe do t’i rrisin fëmijët e tyre këtu, në shtetin që meritojnë”, ka shkruar Veseli./rajonipress/

United Hospital

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.