ARKATANA

Këngë kushtuar Mikel Kuzhninit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më datën 23 Gusht t’ vitit 2019 –
Patriot Mikel Kuzhnini, na është ndarë nga kjo jetë !
Patrioti i madh shqiptar që jetonte n’ Kroaci –
Mori rrugën e pa kthim për n’ amshim nën dhe të zi !
Reefreni :
Angazhimi i tij i pashoq në rrugët përparimtare –
Për promovimin e traditave dhe të vlerave shqiptare !
Mikel Kuzhnini nuk pranonte të kalonte kohë të kotë –
Ishte zgjedhë Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve n’ botë !

Për ndarje t’ dhimbshme nga jeta, t’ patriot Mikel Kuzhninit –
Na u përhap një lajm pikëllues kudo në lugje të Drinit !
Ishte Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve t’ Botës,
I cili punoi pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës !
Reefreni :
Angazhimi i tij i pashoq në rrugët përparimtare …etj.

FIDANISHTJA

Angazhimi i tij i pashoq, nëpër rrugët përparimtare –
Për promovimin e traditave dhe të vlerave shqiptare !
Për faktorizimin e kombit tonë, kudo mbërrinte nëpër botë –
Do t’ kujtohet me pietet, si uji i pastër n’ gotë !
Reefreni :
Angazhimi i tij i pashoq në rrugët përparimtare …etj.

Pra , ngushëllime shumë të thella, kudo familjes Kuzhnini –
Nga Valbona, Ibri, Vardari, Shkumbini dhe Drini !…
Ngushëllime të thella t’ gjithë bashkëveprimtarëve –
Nga të gjitha trojet etnike të shqiptarëve !
Reefreni :
Angazhimi i tij i pashoq në rrugët përparimtare …etj.

Gjilan , më 23 .08.2019.
Demir Krasniqi