Mbretëresha e vjeshtës: ditën fillojeni me koktej prej mandarine
Mandarinën lirisht mund ta quajmë mbretëresha e vjeshtës, sepse pos se është e shijshme, me vete posedon edhe shumë dobi për shëndetin tonë. Mu për këtë arsye ju sugjerojmë që ditën ta filloni me një lëng mandarine apo me një koktej prej agrumeve.
Për kotej me agrume ju nevojiten: 2 mandarina 2 portokaj Gjysmë limoni Një gjethe e mentës të freskët. Në fillim qëroni pemët, largoni bërthamat dhe i vendosni në blender, së bashku me mentën. Nëse nuk posedoni mentë, mund të shtoni 50 ml çaj mente, të cilin paraprakisht e keni ftohur./kosova sot/


