UBT

Ja si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ndërrimi i orës, një praktikë që ndodh dy herë në vit, mund të ketë pasoja negative për shëndetin e njeriut.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo lëvizje e thjeshtë e akrepave mund të ndikojë në shëndetin tonë fizik dhe mendor, duke shkaktuar nga lodhje e humor të ulët, deri te rritja e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru.

Prishja e ritmit cirkadian, orës së brendshme të trupit, ndikon në hormone, gjumë dhe funksione të rëndësishme trupore.

Ja gjashtë mënyra se si ndërrimi i orës ndikon negativisht:

1. Rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

Studimet tregojnë se sulmet në zemër rriten me 24% menjëherë pas ndryshimit të orës , ndërsa rreziku i goditjes në tru rritet me 8% në dy ditët e para pas ndryshimit. Shkaku kryesor mendohet të jetë prishja e ritmit biologjik dhe rritja e hormoneve të stresit.

2. Ndikon në humor dhe mund të çojë në depresion

Errësira më e hershme dhe ditët më të shkurtra mund të ulin nivelin e serotoninës dhe vitaminës D, duke sjellë ndjenja lodhjeje dhe trishtimi. Sipas një studimi, ndërrimi i orës lidhet me një rritje 11% të episodeve depresive.

3. Ul aftësinë për vendimmarrje

FIDANISHTJA

Mungesa e gjumit ndikon në përqendrim dhe gjykim. Pas ndryshimit të orës, është vërejtur rritje e aksidenteve rrugore me 6%, si dhe më shumë gabime në vendin e punës e në fushën mjekësore.

4. Përkeqëson kujtesën dhe vëmendjen

Shumë njerëz ndihen më të shpërqendruar dhe më pak produktivë. Një studim tregoi rritje të “cyberloafing”, përdorimit të internetit për arsye personale në punë, ditën e hënës pas ndërrimit të orës.

5. Ndryshon oreksin dhe sjell dëshirë për ushqime të pashëndetshme

Ndryshimi i gjumit ndikon në hormonet e urisë. Si rezultat, pas ndryshimit të orës kemi më shumë dëshirë për ushqime të yndyrshme dhe me sheqer.

6. Rrit nervozizmin dhe tensionin emocional

Privimi nga gjumi na bën më të irrituar dhe të paduruar. Madje një studim ka treguar se edhe gjyqtarët japin dënime më të ashpra menjëherë pas ndryshimit të orës, për shkak të lodhjes dhe humorit të keq.

Ekspertët këshillojnë që pas ndërrimit të orës, njerëzit të flenë më herët, të marrin më shumë dritë natyrale gjatë ditës dhe të shmangin kafeinën vonë në mbrëmje, për të ndihmuar trupin të përshtatet me ritmin e ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.