FIDANISHTJA

Koalicionin LDK-PDK e kishte quajtur “Guns N’Roses”, Haziri i vë një emër edhe koalicionit të mundshëm LDK-VV

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në ditët në vijim do të ketë takime të tjera në mes të zyrtarëve të partisë pjesë e së cilës i takon dhe atyre nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Përpjekje do të ketë sepse vullnet ka. Do t’i lusja palët që vullnetin të mos e nëpërkëmbin. Jo gjithherë e kemi pasë këtë vullnet, por neve po na thërret qytetari. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe ta mbyllim çështjen e koalicionit parazgjedhor”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.

Haziri i cili njihet se u ka vënë emra koalicioneve partiake në të kaluarën, sikur ai në mes të LDK-së dhe PDK-së që e pati quajtur “Guns N’Roses”, atë të mundshmin në mes partisë që drejton Isa Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje ai e ka quajtur “Lidhja për Shtetin”.

FIDANISHTJA

“Lidhja për Shtetin” – ajo që na bashkon është lidhja për shtetin. Neve na bashkon plani kombëtar me Vetëvendosjen, më së shumti me Vetëvendosjen sesa me të tjerët. LDK çështjen kombëtare të shqiptarëve e ka pasë të definuar nga viti 1990. Nuk kemi asnjë lloj problemi në këtë raport”.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së dialogut me Serbinë, në një koalicion LDK-VV, Haziri është shprehur:

“VV është për korrigjim të kufijve, por në perëndim të Kosovës. Koncepti im është i qartë LDK ka treguar mirëkuptim. LDK e ruan kufirin e Kosovës, arritjen e 17 shkurtit dhe Republikën e Kosovës e sheh të paprekshme në sovranitet dhe territor”./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.