HW

“Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salahu dhe Shaqiri”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun.

Granit Xhaka është njëri ndër lojtarët më të talentuar që kanë dalur nga Baseli gjatë dekadës së fundit. Ai kishte luajtur për ekipin e parë të gjigantit zviceran për dy sezone, para se ta vazhdonte karrierën në Borussia Monchengladbach dhe më vonë në Arsenal, transmeton Gazeta Express.

Ai debutoi me ekipin e aprë një vit pas Shaqirit, i cili tashmë e kishte vendosur një standard të lartë për Vogelin. Shaqiri kishte qenë lojtari kyç në suksesin e Baselit, që i kishte fituar dy tituj – ligën dhe kupën.

“Granit Xhaka ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës time në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Vogel,

“Në vitin e parë në Kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale, ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boys, që ishte për titull”.

UBT

“Shaqiri luajti si mbrojtës i krahut të majtë kundër Seydou Doumbias, i cili i kishte shënuar 30 gola në atë sezon. Shaqiri e izoloi atë plotësisht dhe e pati një paraqitje të jashtëzakonshme”.

“Kjo ishte koha kur Graniti u kë kampion bote për U-17. Ishin ndeshjet e ekipeve kombëtare dhe ne i kishim disa miqësore me Baselin. Graniti hyri në minutën e 70-të. Në minutën e 75-të e mori topin, lëvizi për disa metra dhe e dërgoi topin nga 25 metra larg me një harkim”.

“Unë ende e maj mend se pas ndeshjes, isha i ulur në autobus, dhe mendova: Ne po flasim për Shaqirin? Xhaka është më i mirë”.

“Ky ishte fillimi i dashurisë sime për të. Graniti, në moshën 18-vjeçare, ishte plotësisht i qartë për veprimet dhe pikëpamjet e tij. Ai ishte lider i lindur. Edhe Salahu ishte mbresëlënës – por në një mënyrë tjetër”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.