Paralajmërimi i Haxhi Krasniqit
Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, e ka paralajmëruar meçin e radhës, shkruan Zëri.info.
Krasniqi e ka lënë prapa krahëve humbjen e fundit dhe ka paralajmëruar se shpejt do t’i kthehet ringut, në kërkim të rikthimit të madh
“Beteja e radhës po thërret”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Evropës në boksin profesionist, por synimi i tij më i madh është titulli i kampionit të botës. /Zëri.info


