UBT

E vërteta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Arben Kurteshi

Të rriturit sillen
Sikur mbreta
Kjo është shokë
E vërteta.

Gjatë drekimit
Nuk bën të bërtas
Nganjëherë nuk bën
As të flas.

Hidromorava

Gjithnjë më duhet
Të n’dëgjoj
Unë s’bën kurrë
Të propozoj.

Herët më duhet
Të shkoj në shtrat
Që të rriturit t`i lë
Më rehat.

Për këtë dua
Shpejt të rritem
E për këto gjëra
Mos të mërzitem!